Diskutim Publik “Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore”

Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore.

Diskutimi i pestë publik në Prizren, i organizuar nga Sbunker në bashkëpunim me organizatën Radio Romano Avazo në kinemanë Lumbardhi, u fokusua në temën “Ideologjitë, narrativat dhe mobilizimet anti-gjinore”. Diskutimi solli një debat të thellë mbi narrativat antigjinore që ekstremizmi i djathtë përpiqet t’i imponojë shoqërisë, duke promovuar narrativa kundër të drejtave të grave, komunitetit LGBTIQ+, pakicave etnike dhe kulturore, gjithmonë nën mbrojtjen e konceptit të familja tradicionale.

Në këtë diskutim morën pjesë qytetarë nga komunitete të ndryshme, të cilët treguan angazhim të lartë duke ndarë përvojat e tyre personale dhe sfidat me të cilat përballen në jetën e tyre të përditshme. Diskutimi u shndërrua në një platformë ndërvepruese dhe reflektuese, ku u trajtuan nevojat e komunitetit dhe mënyrat se si individët përballen me këto ideologji antigjinore. Pjesëmarrësit ndanë histori personale që ilustrojnë ndikimin e këtyre tregimeve në identitetin dhe mirëqenien e tyre, si dhe në marrëdhëniet midis grupeve të ndryshme shoqërore.

Diskutimi ishte i pasur me pyetje dhe diskutime, duke nxitur një shkëmbim pikëpamjesh që nxorën në pah rëndësinë e solidaritetit dhe mobilizimit kolektiv për të luftuar kundër ideologjive diskriminuese.

Ky diskutim, i udhëhequr nga Adelina Hasani, jo vetëm ngriti vetëdijen për këto çështje, por krijoi hapësirë ​​për dialog dhe reflektim të ndërsjellë mes pjesëmarrësve. Ky diskutim publik mbështetet përmes programit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

More posts

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i katërt avokues me përfa...

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i tretë avokues me përfaq...

Diskutim i hapur me Departa...

Sot në hapësirat e Fakultetit Fi...

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i dytë avokues me për...

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i parë avokues me përfaqë...

Konferenca “Luftimi i Ekstr...

Më 29 janar 2025, Sbunker organi...