
Kosova në një udhëkryq: nga e kaluara në të tashmen për të kuptuar sigurinë, të drejtat dhe sfidat sociale sot
Më 31 gusht ishim në Ferizaj për diskutimin e radhës publik me qytetarët, në kuadër të projektit “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: Trendet, Sfidat dhe Kundërveprimi”, i mbështetur nga programi Matra i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosova. Ky diskutim u organizua në bashkëpunim me organizatën rinore Rin’on nga Ferizaj.
Aktiviteti filloi me një diskutim mbi atë se çfarë është ekstremizmi politik, kërcënimi që paraqet për shoqërinë, veçanërisht për të rinjtë, dhe dallimet brezash në kuptimin e këtyre fenomeneve sociale.

Gjithashtu, gjatë këtij takimi u trajtuan çështje si problemet në shkolla, bullizmi i të rinjve, keqpërdorimi i rrjeteve sociale, ideologjizimi i të rinjve përmes këtyre rrjeteve dhe lojërave online, ku përhapet gjuha e urrejtjes. U theksua se si këto platforma nxisin dhunë ndaj të tjerëve, madje edhe vetëlëndim.
Për të adresuar këto probleme, diskutimet u fokusuan edhe në mënyrat për të angazhuar të rinjtë kundër ekstremizmit, si të qenit i hapur ndaj kulturave dhe mënyrave të tjera të jetesës, si dhe rëndësia e ngritjes së zërit dhe aktivizmit të tyre social dhe politik.
