
Paralajmërim i Hershëm dhe Veprim i Hershëm Kundër Ideologjive Ekstremiste
Në Prishtinë, u mbajt punëtoria e titulluar “Vërejtja e hershme dhe veprimi i hershëm kundër ideologjive ekstremiste”, organizuar nga Sbunker si pjesë e projektit “Luftimi i ekstremizmit në Kosovë: tendencat, sfidat dhe kundërmasat”, i mbështetur përmes programit Matra të Ambasada e Holandës në Kosovë.
Kjo punëtori u drejtua nga Adelina Hasani, e cila pas një ligjërate i angazhoi pjesëmarrësit me pyetje dhe diskutime, duke nxitur debate mbi ideologjitë etnonacionaliste, antigjinore, fetare dhe të tjera ekstremiste.

Ky aktivitet interaktiv mblodhi së bashku mësues, punonjës socialë, oficerë policie në komunitet, udhëheqës fetarë dhe profesionistë të tjerë, duke ofruar një mundësi për të zhvilluar aftësi për të adresuar sfidat e ekstremizmit.
