
Takimi i tretë avokues me përfaqësues të institucioneve
Sot zhvilluam takimin e tretë avokues në Departamentin e Sigurisë Publike në Ministrinë e Brendshme të Kosovës. Gjatë takimit prezantuam raportin tonë hulumtues, “Lufta e Ekstremizmit në Kosovë”, i publikuar më 29 janar 2025 në Konferencën Rajonale në Prishtinë, si dhe toolkitin me gjetjet kryesore të hulumtimit.
Diskutimet u përqendruan në përmbajtjen e raportit, metodologjinë e përdorur dhe rekomandimet e tij. Pjesëmarrësit ndanë mendimet dhe përvojat e tyre mbi sfidat e luftimit të ekstremizmit dhe nevojën për një angazhim më të gjerë institucional dhe shoqëror. U theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve shtetërore dhe shoqërisë civile për të ndërtuar politika dhe mekanizma efektivë në parandalimin dhe adresimin e ekstremizmit në Kosovë.
Ky takim u organizua në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: sfidat, prirjet dhe kundërmasat”, i mbështetur përmes programit Matra nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.