Seria e takimeve avokuese me përfaqësues të institucioneve

Takimi i katërt avokues me përfaqësues të institucioneve

Sot zhvilluam takimin e katërt avokues në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: Prirjet, Sfidat dhe Kundërmasat”, i cili mbështetet përmes programit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Takimi u mbajt në Komunën e Prishtinës, në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, ku na priti drejtori Lulzim Fushtica.Gjatë takimit, menaxheri i projektit, Alban Bokshi, dhuroi disa kopje të raportit hulumtues dhe toolkit-it të publikuar në konferencën rajonale “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë” të mbajtur në janar të këtij viti.

Takimi vazhdoi me diskutime të thelluara rreth sfidave aktuale që lidhen me ekstremizmin. Drejtori Fushtica i ngriti si shqetësuese të njëjtat çështje që ngre edhe raporti i Sbunkerit, si: dhuna dhe bullizimi në shkolla, radikalizimi i të rinjve, rrezikun nga ideologjitë ekstremiste që promovojnë gjuhë të urrejtjes dhe ideologji anti-gjinore e kundër të drejtave të njeriut, etno-nacionalizmi, etj. Ky takim përfundoi me pajtimin e dyanshëm pët ta vazhduar bashkëpunimin rreth këtyre problematikave gjithnjë e në rritje.

More posts

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i tretë avokues me përfaq...

Diskutim i hapur me Departa...

Sot në hapësirat e Fakultetit Fi...

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i dytë avokues me për...

Seria e takimeve avokuese m...

Takimi i parë avokues me përfaqë...

Konferenca “Luftimi i Ekstr...

Më 29 janar 2025, Sbunker organi...

Punëtoria në Mitrovicë “Par...

Paralajmërim i Hershëm dhe Vepri...