“Përtej Ekstremizmit” – Episodi i dytë me Fatjona Mejdinin

🎙 Në episodin e dytë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Fatjona Mejdinin – gazetare me përvojë të gjatë dhe Drejtoreshë e Observatorit të Evropës Juglindore, pranë Iniciativës Globale Kundër Krimit të Organizuar Transnacional (GI-TOC).

👉 Me Fatjonën flasim për praninë e ekstremizmit të djathtë dhe etno-nacionalizmit në Ballkanin Perëndimor dhe Shqipëri, për shkaqet historike të ngritjes së tyre në rajon dhe Evropë, për përhapjen e gjuhës së urrejtjes ndaj grave dhe komuniteteve LGBTQ+, si dhe për racizmin ndaj pakicave – veçanërisht ndaj komuniteteve romë, ashkalinjë dhe egjiptasë – dhe emigrantëve që kërkojnë një jetë më të mirë në Ballkanin Perëndimor.

💬 Fatjona na fton t’i shohim këto sfida si mundësi për të pasuruar shoqëritë tona me vlerat evropiane të bashkëjetesës dhe harmonisë shoqërore.

🎧 Episodin mund ta dëgjoni në platformën tuaj të preferuar, në kanalin e Sbunkerit në Youtube apo në Spotify!

Episodi ka titra në gjuhën angleze dhe serbe. (sa srpskim titlovima, with English subtitles).

Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Moderator: Kreshnik Gashi
Sigla: Atdhe Hoda

More posts

“Përtej Ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?t...