“Përtej ekstremizmit” – Episodi i gjashtë me Bekim Baliqin

Në episodin e gjashtë dhe të fundit të serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit”, bisedojmë me dekanin dhe profesorin e shkencave politike në Universitetin e Prishtinës, Bekim Baliqi. Mes tjerash, profesori Baliqi shprehet se:

🌍 Krizat e fundit ekonomike dhe të sigurisë në botë kanë nxitur rritjen e ekstremizmit të djathtë në shumë vende. Edhe pse Kosova dhe Ballkani nuk janë të ekspozuar në të njëjtin nivel, kjo nuk do të thotë se jemi të paprekshëm. Duhet të jemi vigjilentë dhe të marrim masa parandaluese. Në Kosovë, tash për tash, ky fenomen është i kontrolluar.

🧨 Që nga vitet ’90, Ballkani ka qenë dëshmitar i ekstremizmit etnonacionalist me pretendime territoriale. Këto ideologji ende janë prezentë në skenën politike të shumë vendeve të rajonit.

📣 Në Kosovë, diskursi populist ofron “zgjidhje të shpejta” në vend të ndërtimit të politikave afatgjata e të qëndrueshme. Kjo përforcohet nga polarizimi shoqëror dhe diskursi shovinist, që e nxit ndarjen dhe tensionin ndërmjet qytetarëve. Të papunët, të zhgënjyerit, dhe grupet e margjinalizuara – janë terren i përshtatshëm për radikalizim. Populizmi gjeneron mite të pastërtisë etnike dhe nxit fajësimin e elitave të “korruptuara” që “lanë vendin bosh”. Kjo lëvizje krijon një ndarje të rreme: “Ne, populli i vërtetë” kundër “atyre, elitave të korruptuara”. Ata që kanë pushtetin, pasurinë dhe ndikimin – stigmatizohen si armiq. Ky narrativ krijon një ndarje të rrezikshme sociale që mobilizon votuesit.

🇪🇺 Në shumë vende të Evropës, partitë e djathta kanë fituar terren përmes diskursit kundër emigrantëve, islamofobisë dhe përjashtimit të grupeve të ndryshme. Kjo ndodh edhe në shoqëritë ku ekzistojnë elemente ende të patejkaluara të patriarkalizmit, mizogjinisë, dhe stereotipeve gjinore apo brezore.

🌈 Ndonëse publikisht shprehet mbështetje për të drejtat e komunitetit LGBTI+, në asnjërën nga partitë politike në Kosovë nuk ka figura të deklaruara nga ky komunitet në pozita publike. Kjo dëshmon kufizimet e vërteta të përfshirjes dhe barazisë.

📢 Dëgjojeni episodin e plotë me profesor Bekim Baliqin në Youtube apo Spotify!

Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Moderator: Kreshnik Gashi

Sigla: Atdhe Hoda

More posts

“Përtej ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?v=JSO...

“Përtej Ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?v=vS1...

“Përtej Ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?v=DvZ...

“Përtej Ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?t...