“Përtej Ekstremizmit” – Episodi i parë me Adelina Hasanin

Episodi i parë i serisë së podkasteve “Përtej Ekstremizmit” sjell bisedën me Adelina Hasanin, autore e raportit hulumtues të Sbunkerit mbi luftimin e ekstremizmit në Kosovë. Në këtë episod ajo flet për ekstremizmin e djathtë, ekstremizmin fetar, etno-nacionalizmin, lëvizjet anti-gjinore, bullizmin në shkolla, dhe ndikimin e rrjeteve sociale duke ofruar një përmbledhje të mënyrës së shfaqjes së këtyre dukurive, lidhjeve mes tyre dhe ndikimit që kanë në diskursin publik dhe në zhvillimet shoqërore e politike.
Kjo seri e podkasteve u zhvillua në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë Prirjet, sfidat dhe kundërmasat”, të mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Moderator: Kreshnik Gashi
Sigla: Atdhe Hoda

More posts

“Përtej Ekstremizmit” – Epi...

https://www.youtube.com/watch?v=DvZ...