🎙Në episodin e tretë të podkastit Përtej Ekstremizmit, bisedojmë me Saša Djordjevic Analist i lartë nga Iniciativa Globale kundër Krimit të Organizuar Transnacional. Saša flet për ekstremizmin dhe rritjen e së djathtës ekstreme në Ballkan, duke e krahasuar me kontekstin e Evropës Perëndimore. Sipas tij, etno-nacionalizmi është forma më e përhapur e ekstremizmit në rajon dhe shpesh shndërrohet në dhunë.
Ai po ashtu ndan të dhëna nga hulumtimet mbi grupet ekstreme dhe mënyrat e financimit të tyre, si dhe diskuton për ekstremizmin fetar dhe presionin politik që pengon hetimet mbi rrjetet financiare që i mbështesin ato.
📌 Sipas Saša-s, edhe pse e djathta ekstreme po rritet në të gjithë rajonin, intensiteti i saj ndryshon nga një vend në tjetrin.
🎧 Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube për të kuptuar më shumë mbi sfidat dhe kontekstin e ekstremizmit në Ballkan. Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.
Moderator: Kreshnik Gashi
Sigla: Atdhe Hoda