“Përtej Ekstremizmit” – Episodi i katërt me Mirza Buljubasic

A mundet ekstremi i djathtë të vijë në pushtet në Ballkan? A paraqet ende kërcënim për paqen në rajon?

Në episodin më të ri të podkastit tonë, biseduam me Mirza Buljubašić, ligjërues në Fakultetin e Drejtësisë Penale, Kriminologjisë dhe Studimeve të Sigurisë në Universitetin e Sarajevës, Bosnje dhe Hercegovinë. Mirza ngre shqetësime të thella mbi mënyrën se si grupet ekstreme në Ballkan e fshehin fytyrën e tyre të vërtetë prapa maskës së social-demokracisë.

Ai tregon sesi shumë politikanë në rajon vetë-identifikohen si “socialdemokratë”, por nëse i analizojmë me vëmendje diskurset e tyre shohim se ata promovojnë ide përjashtuese dhe autoritariane. Kjo strategji, sipas Mirzës, nuk është e rastësishme—por një përpjekje e qëllimshme për të zgjeruar bazën elektorale përmes gjuhës së kujdesit social.

Mirza thekson se për të kuptuar format e reja të ekstremizmit, duhet të largohemi nga kategoritë tradicionale politike. Shumë parti në Ballkan shfaqen si pro-evropiane, por nuk zbatojnë asnjë nga vlerat që i shpallin në letra si sundimi i ligjit dhe pavarësia e gjyqësorit.

Në fund, ai e përmbledh me një thirrje për ta lufuar fashizmin brenda nesh, si mënyra më e mirë për ta luftuar atë individualisht dhe kolektivisht.

Dëgjojeni episodin e plotë në kanalin tonë në Youtube apo Spotify.

Ky podkast realizohet me mbështetjen e Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Moderator: Kreshnik Gashi
Sigla: Atdhe Hoda

Join Us

Together, we can build a Kosovo where peace and inclusion thrive. Explore our resources, learn about our work, and be part of the change.

Latest

From the blog

The latest industry news, interviews, and resources.

View all posts

Seria e takimeve avokuese me p...

Takimi i katërt avokues me për...

Read Post