Seria e takimeve avokuese me përfaqësues të institucioneve

Takimi i katërt avokues me përfaqësues të institucioneve

Sot zhvilluam takimin e katërt avokues në kuadër të projektit “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë: Prirjet, Sfidat dhe Kundërmasat”, i cili mbështetet përmes programit Matra të Ambasadës së Mbretërisë së Holandës në Kosovë.

Takimi u mbajt në Komunën e Prishtinës, në Drejtorinë për Siguri dhe Emergjenca, ku na priti drejtori Lulzim Fushtica.Gjatë takimit, menaxheri i projektit, Alban Bokshi, dhuroi disa kopje të raportit hulumtues dhe toolkit-it të publikuar në konferencën rajonale “Luftimi i Ekstremizmit në Kosovë” të mbajtur në janar të këtij viti.

Takimi vazhdoi me diskutime të thelluara rreth sfidave aktuale që lidhen me ekstremizmin. Drejtori Fushtica i ngriti si shqetësuese të njëjtat çështje që ngre edhe raporti i Sbunkerit, si: dhuna dhe bullizimi në shkolla, radikalizimi i të rinjve, rrezikun nga ideologjitë ekstremiste që promovojnë gjuhë të urrejtjes dhe ideologji anti-gjinore e kundër të drejtave të njeriut, etno-nacionalizmi, etj. Ky takim përfundoi me pajtimin e dyanshëm pët ta vazhduar bashkëpunimin rreth këtyre problematikave gjithnjë e në rritje.

Join Us

Together, we can build a Kosovo where peace and inclusion thrive. Explore our resources, learn about our work, and be part of the change.

Latest

From the blog

The latest industry news, interviews, and resources.

View all posts

No post found